Eltern isolierter Kinder_Albanisch
InhaltsverzeichnisMasat e izolimit
Informacione për prindërit
Fëmija juaj ka një sëmundje ngjitëse. Për të mbrojtur ju dhe pacientët e tjerë, ne ju informojmë për masat e nevojshme të izolimit.
Kur vini për vizitë:
-
Hiqni unazat, byzylykët, orët dhe stolitë e tjera.
-
Lani dhe dezinfektoni duart tuaj sipas udhëzimeve mbi lavamanin.
-
Ju lutemi vendosni një maskë nëse jeni te sëmuar.
-
Nëse përdorni një telefon celular, ju lutemi ta dezinfektoni atë më parë. Pyesni personelin e kujdesit shëndetësor se cilën leckë dezinfektuese mund të përdorni për këtë.
-
Tani mund të shkoni te fëmija juaj.
-
Përpara se të largoheni nga dhoma, dezinfektoni duar tuaj.
-
Jashtë dhomës, ju lutemi përdorni një maskë.
-
Kafeteria dhe restoranti nuk duhet të vizitohen.
Nëse kaloni natën në dhomën e prindërve:
-
Ju lutemi vazhdoni të mbani higjienën e duarve të përmendur më sipër.
-
Tualeti i majtë pranë dhomave të prindërve është në dispozicion për ju. Mund të bëni dush edhe atje. Ju lutemi lini tualetet të pastra.
-
Mund të qëndroni në hapësirën e jashtme (park) ose në dhomën tuaj të prindërve.
-
Nuk mund të shkoni në kafiteri ose restorant.
-
Mund të porosisni të gjitha ushqimet kryesore nga stafi i kujdesit shëndetësor. Ushqimet duhet të merren në dhomën tuaj.
-
Mund të merrni një pompë për qumësht dhe ta përdorni atë në dhomë.
Informacione të përgjithshme:
-
Rregullat për vizitorët: Vetëm ju si prind mund të vizitoni, në çdo kohë të ditës.
Për çdo pyetje ose pasiguri, kontaktoni ekipin e Neonatologjisë.